Aplikacion
Pas dorëheqjes së saj, Presidenti Emmanuel Macron pritet të riorganizojë ekipin e tij përpara zgjedhjeve evropiane që do të zhvillohen më vonë këtë vit.
Në një deklaratë, Macron tha se Borne kishte treguar “guxim, përkushtim dhe vendosmëri” gjatë kohës së saj në detyrë.
Nuk dihet ende se kush do të emërohet si pasardhës i saj.
Borne do të qëndrojë në post derisa një kryeministër i ri të marrë detyrën, thuhet në një deklaratë nga Pallati Élysée.
Ajo është kryeministrja e dytë femër e Francës dhe me shërbimin më të gjatë, pas Édith Cresson, e cila shërbeu në rolin e François Mitterrand nga 1991-92.
Lajmet për një rioragnizim të qeverisë janë përhapur javët e fundit, ndërsa Macron kërkon të rrisë mbështetjen përpara zgjedhjeve të qershorit dhe në një vit kur Franca do të jetë në qendër të skenës kur do të presë Lojërat Olimpike.
Me tre vjet të mbetur nga presidenca e tij, komentuesit kanë thënë se një riorganizim është i nevojshëm për të ringjallur shtysën politike të qeverisë së tij pas një sërë protestash mbi politikat e diskutueshme dhe humbjet legjislative.
Qeveria e tij pësoi një humbje të konsiderueshme në një pjesë kyçe të legjislacionit të imigracionit në dhjetor, i cili u pa gjerësisht si një moment krize.