zoom

Aktualitet

I moshuari vetëplagoset me armë në banesë, Policia heton në dy pista

Një 73-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri dhe për pasojë është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:50, në fshatin Mal-Vilëz, në Tiranë.

Sakaq mësohet se policia ka sekuestruar armën e zjarrit në cilësinë e provës materiale.

“Rreth orës 12:50, në fshatin Mal Vilëz, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi Q. E., 73 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, armën e përdorur nga 73-vjeçari”, tha policia e kryeqytetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, teksa po verifikohet nëse është ngjarje aksidentale apo akt flijimi i mbetur në tentativë. /ZOOM.AL/