Aplikacion
“Arkitekti i kriminalizimit dhe korruptimit të çdo qelize të qeverisjes, doli sot sërish të mbrojë Ilir Beqajn dhe dyzinën e të korruptuarve të tij që janë vënë në radhë në dyert e drejtësisë.
Fytyra e tij sot para shqiptarëve, është pasqyra ku shohin Arben Ahmetajn, Sajmir Tahirin, Ilir Beqajn, Elvis Roshin, Safet Gjicin e dhjetëra kryetarë bashkish dhe zyrtarë të qeverisë nën akuzë dhe të dënuar për lidhjen me krimin dhe korrupsionin. Ky është bilanci i Edi Rames, të tjerat janë justifikime me shpresën se shqiptarët do ta kenë memorien e shkurtër.
Për Edi Ramën kush nuk vjedh fle gjumë, kush nuk bëhet mburojë e korrupsionit është i paaftë, kush nuk është aleat me krimin në vjedhjen e zgjedhjeve, nuk bën për politikë. Ky është standarti dhe oferta e Edi Ramës për shqiptarët, por kjo nuk mund dhe s’do të jetë kurrë e ardhmja e Shqipërisë”, thuhet në reagimin e PD.
Çfarë Rama për Bashën gjatë konferencës për shtyp:
“Tani që t’ju them që do merrja përsipër të bëja opozitën e vetes sime dhe të qeverisë, do isha shumë më i zoti se të gjithë këta, mund t’ua them. Pa diskutim. Por që t’ju them që këtë gjë mund ta bëj, s’ua them dot sepse s’mund ta bëj.
U mbyll viti me një opozitë të dobët, më vjen keq, por nuk hyn në detyrat tona dhe nuk është pjesë e misionit tim që të ndërtoj një opozitë të fortë. Është pa sens kjo.
Më vjen shumë keq, por këtë e kam thënë prej kohësh, jo sepse jam profet apo sepse shoh filxhan, por sepse duhet të jesh shumë i verbër dhe shumë i leshtë nga mendja, që të mos e shikoje prej kohësh se kjo do vinte.
Lulzim Basha s’dihet se ku është, unë mund t’ju them se ku është, jo gjeografikisht, por mund t’ju them se në këtë orë është duke fjetur, e sigurtë. Por edhe po të zgjohet, besoj se nuk mund të presim ndonjë gjë të re. Të tjerët janë ata që janë kështu që unë nuk mërzitem”. /ZOOM.AL/
Salla bosh, jashtë protesta! Pse s’po nis takimi i Ramës me emigrantët shqiptarë në Londër?