Aplikacion
Siç u bë e ditur, në fakt, më pas vëllai i tretë 15-vjeçar ka qëlluar me armën e tij 14-vjeçarin dhe e ka plagosur. Siç njoftoi policia, sherri që solli vrasjen ka nisur për dhuratat e Krishtlindjeve të dielën.
Sipas pamjeve të policisë, teksa 14-vjeçari Damarcus Coley ishte në kuzhinë, ai ka nxjerrë pistoletën gjysmë automatike 40 dhe i ka drejtuar në kokë vëllain e tij 15-vjeçar, Darcus Coley.
Përleshja u ndal nga xhaxhai i fëmijëve, i cili i tha Damarcus të dilte jashtë, ndërsa motra 23-vjeçare e dy djemve, Abrielle Baldwin, gjithashtu u përpoq të qetësonte situatën.
“Lërini të gjitha këto gjëra. Çfarë po përpiqeni të bëni? Është Krishtlindje”, thuhet se i tha 23-vjeçarja më të voglit nga vëllezërit. Megjithatë, pak kohë më vonë, 14-vjeçari filloi t’i bërtiste motrës së tij 23-vjeçare, të cilën e qëlloi, duke bërë që plumbi t’i hyjë në mushkëri, ndërsa ajo mbante në dorë foshnjën e saj 10 muajshe, e cila. nuk u plagos..
Tetë sekonda pas të shtënave , 15-vjeçari qëlloi vëllanë e tij më të vogël me pistoletën e tij, më pas e hodhi armën në oborrin e një fqinji dhe u përpoq të fshihej në shtëpinë e një të afërmi, derisa policia më në fund e arrestoi atje.
14-vjeçari akuzohet për vrasje të shkallës së parë dhe përdorim të paligjshëm të armës, ndërsa vëllai i tij 15-vjeçar akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë. /ZOOM.AL/
Aksident në Maliq, furgoni i mallrave përplaset me makinën! (7 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë)