Aplikacion
Burime zyrtare bënë me dije se 56-vjeçari M.T., ka kallëzuar në polici se e bija është larguar nga banesa që prej datës 24 dhjetor dhe që prej asaj dite nuk ka asnjë të dhënë rreth saj. Policia konfirmoi se ka nisur hetimet për gjetjen e të miturës.
“Më datë 25.12.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasi M. T., 56 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, i cili kallëzoi se që prej datës 24.12.2023, është larguar nga banesa, vajza e tij 15-vjeçare. Po punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Ai mohoi të kishte pasur grindje me të bijën, duke hedhur dyshime se mund të jetë mashtruar për qëllime kriminale. Policia po verifikon edhe pistën e largimit me dëshirë, me rastin e festave, teksa po hetohen lidhjet e saj shoqërore dhe rrjeti social, për t’i gjetur vendndodhjen. /ZOOM.AL/
NJ