zoom

Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë në zonën e Saukut

Një banesë është përfshirë nga flakët në zonën e Saukut në rrugën “Shefqet Ndroqi” pasditen e kësaj të marte në kryeqytet.

Sipas burimeve, raportohet se 3 mjete zjarrëfikëse dhe 15 forca janë nisur drejt vendngjarjes.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në rënien e zjarrit. Fatmirësisht, nga flakët nuk ka persona të lënduar.

Një ditë më parë, u përfshi nga flakët një qendër tregtare në Lushnjë, ku u shkaktuan shumë dëme materiale, por fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz.