zoom

Stil

Dafina shkak i ndarjes Ledri-Sara? Reperi ka një “mesazh” për këngëtaren

Ledri Vula prej kohësh është në qendër të vëmendjes së medias rozë për shkak të ndarjes nga partnerja e tij Sara Hoxha.

“Molla e sherrit” që dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre mes duket ishte debati virtual me ish të dashurën e Ledrit, Dafina Zeqiri.

Nga ana tjetër këngëtarit nuk i “del e keqja” me Dafinën të cilën e ka “thumbuar” hapur përmes një postimi në InstaStory.

Në postimin e bërë Leri shfaqet me ish-të dashurin e artistes Dj Geek, me të cilin ajo u nda disa muaj më parë, ku përveç romancës dyshja i dhënë fund edhe marrëdhënies së tyre profesionale.

Ndonëse nga fansat veprimi i Ledrit u quajt si thumb për këngëtaren, akoma nuk duhet nëse ky veprim kishte një qëllim të tillë apo artistët po planifikojnë një projekt muzikorë së bashku.

Që pas ndarjes nga Dj Geek, Dafina ka rigjetur sërish dashurinë krah biznesmenit kosovar Kreshik Gjergji, ndërsa së shpejti çifti do të martohen së bashku me një ceremoni familjare.