Aplikacion
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, bazuar në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Istanbul” për arrestimin e Hasan Ozcan, banues në Tiranë.
Shtetasi turk u lokalizua në Unazë të Re, ndërsa është bërë edhe arrestimi i tij me qëllim dorëzimin drejtësisë turke për vuajtjen e dënimit pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll, i dha 3 vite e 28 ditë burgim, për veprat penale “Pjesmarrje në vrasje”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë.
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Turqisë.
Nga Showbizz-i tek Doganat, moderatorja shqiptare lë televizionin për administratën