zoom

Aktualitet

Përleshje mes të burgosurve në Koridhalos, i plagosur mbetet edhe një shqiptar

Një përplasje mes të burgosurish në Burgun e Koridhalosit, në Greqi, ka përfunduar me dy të plagosur.

Ka qenë një 28-vjeçar i burgosur, kombësia e të cilit për momentin nuk bëhet e ditur, i cili ka goditur me thikë në kraharor, qafë dhe krah një të burgosur shqiptar, 52-vjeçar, duke e plagosur.

Sapo kanë parë skenën brutale, të burgosurit e tjerë kanë goditur autorin në kokë dhe trup duke e lënë edhe atë të plagosur.

Gardianët kanë neutralizuar 28-vjeçarin, duke i sekuestruar një thikë dhe një celular të thyer.

Të dy të plagosurit, emrat e të cilëve nuk u publikuan, janë dërguar në klinikën e burgut ku i është dhënë ndihma e parë. /ZOOM.AL/