zoom

Politikë

Vetoja e Greqisë/ Opozita greke: Mitsotakis e përdor Belerin për të forcuar imazhin e tij

Partia opozitare Syriza në Greqi ka komentuar qëndrimin që qeveria e Mitsotakis po mban në raport me Shqipërinë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke përdorur si pengesë çështjen “Beleri”.

Një një komunikatë për mediat, Syriza shprehet se qeveria greke po mban qëndrim të gabuar, duke u fokusuar vetëm tek interesat e ngushta vetjake.

“Fakeqësisht, Greqia në vend të një strategjie të strukturuar në Ballkan, promovon politikën e Mitsotakis, e cila i jep përparësi interesave të tij mikropolitike dhe balancave të brendshme partiake dhe jo interesave dhe rolit të Greqisë në rajon.

Zoti Mitsotakis nga njëra anë i bën thirrje BE-së të integrojë vendet e Ballkanit Perëndimor në më pak se dhjetë vjet, nga ana tjetër luftoi me ashpërsi Marrëveshjen e Prespës që e shkriu këtë perspektivë dhe nuk guxon të ratifikojë tre marrëveshje teknike këtu dhe pesë vjet.

Nga njëra anë bën festa parazgjedhore mbështetëse për kryeministrin shqiptar pa kushte, përballë pakicës dhe përpara zgjedhjeve lokale shqiptare, nga ana tjetër tenton të shfrytëzojë mediatikisht çështjen serioze të shtetit ligjor, krijuar në zgjedhjet lokale me arrestimin e Belerit, për të forcuar imazhin e tij”, thuhet në reagimin e partisë Syriza.