zoom

Aktualitet

Përleshje me thika mes vëllezërve në Skrapar, njëri plagoset. Policia jep detajet (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Çorovodë. Dy vëllezër janë zënë me njëri-tjetrin, ndërsa një prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë.

Ndërkohë, policia ka arrestuar shtetasin Elidon Mançe, 46 vjeç. Aktualisht i plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shkak dyshohen grindjet e vjetra mes dy familjeve, pasi vëllezërit nuk shkonin mes tyre.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar arrestuan shtetasin E. M., 46 vjeç, banues në Çorovodë, pasi mbrëmjen e djeshme, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë. /ZOOM.AL/