zoom

Aktualitet

Ulet çmimi global i naftës po në Shqipëri përse nuk ndryshon?

Nafta është tani larg nga një territor negative, pas një rikuperimi të fortë shumëvjeçar.

Analistët shprehen se tregjet po stabilizohen po ashtu edhe prej zbutjes së tensioneve në Lindjen e Mesme, pas një armëpushimi në Gaza dhe shkëmbimit të pengjeve. Nafta ka një rënie të konsiderueshme, ku është ulur në 80 dollarë për fuçi.

Ekspertët ndërkombëtarë presin që nafta të bjerë deri në 15% vitin e ardhshëm në një interval prej 70 deri në 75 dollarë për fuçi.

Por pavarësisht kësaj çmimi i naftës në vendin tonë vijon të mbetet i pandryshuar që nga mesi i muajit tetor.

Në Shqipëri vijon të ketë një trend rritës së çmimeve të naftës me pakicë, që nuk orientohet as nga Bursa e Londrës dhe as nga çmimi Platz i Mesdheut, ku kuotohet nafta shqiptare.

Shqipëria mbetet një ndër vendet më çmimin më të lartë të naftës në Europë ndërsa cilësia e karburanteve le shumë për të dëshiruar. 

Ajo është vendi i parë në Rajon, i gjashti në Europë dhe i nënti në botë për çmimin më të lartë të naftës. Të dhënat nga platforma “Global Petrol Prices” një litër naftë në vend kushton gati 2.1 dollarë.

Ndërsa grosistët shqiptarë e blejnë me dollarë naftën në bursë, nuk e ulin çmimin e shitjes në Shqipëri. A po operojnë grosistët si kartel në Shqipëri? Autoriteti i konkurrencës duket se nuk po merr asnjë masë, nuk ka bërë asnjë ndëyrhyrje derisa Shqipëria e ka çmimin njësoj sa në kohën kur një fuçi nafte shitej për 10 dollarë.

Tregu i shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë nuk e reflekton pothuajse fare uljen e çmimit në tregjet botërore por reflekton pothuajse menjëherë rritjen e tij.