Aplikacion
Këngëtarja tregoi se tashmë ai është inekzistent në jetën e saj, si edhe të fëmijëve të tyre. Alma Bektashi tregoi se ka një marrëdhënie fantastike me fëmijët dhe se janë si tre shokë.
“Sa i përket divorcit tim nuk do të flisja për dikë që ka kohë që është inekzistent në jetën time dhe të fëmijëve të mi, Jam një nënë që i përkushtohem fëmijëve të mi, kemi një marrëdhënie fantastike. Jemi si tre shokë që jetojmë në një banesë, por secili në dhomën e vet.
Ajo që më shqetëson më shumë tek femrat e divorcuara është që s’kanë mundësinë, nuk gjejnë përkrahje as tek familja, as tek njerëzit që i rrethojnë. Askund, është edhe në kulturën tonë.
Më vjen keq ndoshta jam pak e vrazhdë në këtë aspekt por kultura fillon nga prindërve. Ju e keni parë gjithmonë lindën pesë, gjashtë apo shtatë femra vetem për te dalë një djalë. Pastaj kur fillojnë te rriten, vajzave i jepet uji e djalit qumështi, se është vetëm një djalë. Diskriminimi fillon prej nënës dhe babait”, ka thënë Alma Bektashi.
Lajmi për tradhtinë e Sokol Stafës u bë publik qershor 2021, kur u zbulua se ai ishte në një lidhje jashtëmartesore me një psikologe divorcesh.
Ajo është një psikologe divorcesh nga Tirana 20 vite më e re se ai, me inicialet E.K., e cila publikoi “Instagramin” e saj fotot romantike, dedikimet e dashurisë dhe albume fotosh, duke dalë hapur si një çift i vërtetë gjatë pushimeve në Dubai apo destinacione të tjera luksoze me burrin e Alma Bektashit.
Kanë qenë miqtë e përbashkët që janë habitur kur kanë parë “Instagramin” e psikologes me foto ku i deklaron publikisht dashurinë burrit të këngëtares, ndërkohë që ata ishin ende të martuar.
Lidhur me arsyen e zvarritjes së procesit gjyqësor, Alma tregoi se argumenti i gjykatës ka qenë mos gjetja e një psikologu për fëmijët, që duhet të pyeten. Por duket se ku kalvar në dyert e gjykatës ka marrë fund dhe tashmë divorci është finalizuar.