zoom

Slider

Reperja amerikane vret menaxherin e saj me armë dhe pretendon vetëmbrojtjen (VIDEO)

Reperja amerikane Key Vhani akuzohet për vrasjen e agjentit të saj, më 9 tetor pasi një kamera sigurie regjistroi momentin kur 27-vjeçarja qëlloi dhe e vrau atë në mes të rrugës në Miami, SHBA.

Në video, shihet 27-vjeçarja duke u përleshur me një burrë jashtë një automjeti të bardhë. Vetëm në pak sekonda të dy fillojnë të përplasen me njëri-tjetrin.

Siç shihet në pamjet e publikuara nga mediat amerikane, më pas reperja nxjerr një armë nga çanta dhe fillon të qëllojë drejt menaxherit të saj. Menjëherë pas të shtënave, njeriu me të cilin fillimisht ishte përleshur reperja, e përplas atë me automjetin e bardhë dhe largohet në drejtim të panjohur, ndërsa Key Vhani bën të njëjtën gjë pasi ngrihet në këmbë.

Sipas një zëdhënësi të policisë, reperja pretendoi se ishte e frikësuar për shkak të viktimës. Menaxheri i saj përfundoi fillimisht në spital me lëndime të rënda, duke rrëfyer se e dëgjoi 27-vjeçaren të thoshte “Do të të vras ​​me një grusht”.

Ajo deklaron se nuk është fajtore, me avokatët e saj që argumentojnë se ky është një “rast i qartë vetëmbrojtjeje”. Çështja pritet të shkojë në gjyq më 15 shkurt 2024.