Aplikacion
Këngëtarja u fotografua në hyrje të një restoranti në Los Angeles dhe sytë e të gjithëve mbetën tek flokët ndryshe.
Rihanna ka eksperimentuar shpesh me ngjyrat e flokëve, po shumë stilistë janë të mendimit se kjo ndoshta është ngjyra më e bukur e viteve të fundit. Ajo e filloi vjeshtën si brune klasike, me pak nuancë të kuqe, që dukej shumë e lidhur me trendet kryesore të sezonit. Më pas, zgjodhi një “brown sugar”, por nuanca bionde si mjaltë është vërtet tunduese.