Aplikacion
Gjatë një interviste në RTSH, ai shpjegoi se si fillim lindi si dëshirë për t’u dukur estetikisht bukur, por më pas zbuloi se e kishte të nevojshme një ndërhyrje për zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes.
“Kam bërë veshët dhe hundët. Po hë se një surrat jam prapë. Bes Kallaku thotë unë dhe Besi, por unë më shumë, jemi dëshmia e gjallë e transformimit nga majmuni në njeri.
Nuk ka ndodhur ndonjë gjë e madhe, përveçse që zgjodha për kënaqësinë time, gjatë periudhës së gushtit, të korrigjoja hundën dhe veshët… Në fakt e nisa si korrigjim estetik, por që përfundova në një operacion shëndetësor. Shkova për një konsultë estetike për korrigjimin e veshëve dhe hundës, por zbulova se kisha 83% bllokim në rrugët e frymëmarrjes”, u shpreh ai.