Aplikacion
Arnautovic shënoi në fitoren e Austrisë 3:1 kundër Maqedonisë së Veriut në ndeshjen e tyre hapëse në Grupin C në Euro 2020, por e humbi toruan gjatë festimit të golit dhe iu desh kapitenit të tij, David Alaba, ta qetësojë.
Ai i reagoi Alioskit, pasi shënoi, duke e sharë “Të q****a nënën shiptare”.
Në një reagim në rrjetet sociale më vonë, derisa e pranoi se gjakrat ishin nxehur dukshëm, 32-vjeçari e mohoi të ketë përdorur çfarëdo shprehje raclste dhe fyese ndaj kundërshtarëve.
Në një reagim në Instagram, Arnautovic shkroi: “Kishte fjalë të nxehta dje për shkak të emocioneve të ndeshje, për të cilat dëshiroj të kërkoj FALJE – veçanërisht miqve të mi nga Maqedonia e Veriut dhe nga Shqipëria. Dëshiroj ta them një gjë shumë qartë: UNË NUK JAM RAClST! Unë kam miq gati nga çdo vend dhe e mbështetës diversitetin. Kushdo që më njeh mua është i vetëdijshëm për këtë. Më falni”.
Ky lncident ngjalli shumë reagime në rrjetet sociale, veçanërisht në mesin e tifozëve shqiptarë, të cilët u bën thirrje UEFA-s për të hapur hetim ndaj suImuesit.
I kërkoi sanksione FIFA-s, Izraeli kërcënon presidentin e Federatës së Palestinës: Do të arrestojmë