zoom

Stil

Modelja akuzon mes lotësh futbollistin shqiptar: Më ke shkatërruar familjen…!

Modelja shqiptare Vesa Vllasaliu ka shokuar me akuzat ndaj vëllait të futbollistit, Mërgim Berisha, pas deklaratave të tij ku shprehej se ish-kunata s’kishte respektuar asnjë prej familjarëve të futbollistit dhe se bën gjithçka për famë.

Pasi titujt e mediave iu shfaqën në ekran lidhur me deklaratat e Besart Berishës, banorja e Big Brother Vip Kosova u shpreh gjatë spektaklit se ish-kunati i saj ka tradhtuar bashkëshorten e tij, si edhe i ka dërguar mesazhe edhe vetë Vesës, SMS që modelja pretendon se i ka akoma të ruajtura. “Vëllai i vet normal që flet keq për mua, sepse kam biseda që ai më ka shkruar. Ai është i martuar me tre fëmijë dhe e ka tradhtuar gruan e tij, më ka shkruar edhe mua. Kur i kam thënë të fejuarit tim, e kam screenshot, kështu që më qetë. Le të flasin çfarë të duan dhe të bëjnë çfarë të duan, i kam unë të gjitha dhe avokati im”, u shpreh Vesa Vllasaliu.

Ajo kërkoi nga ish i fejuari, Mërgim Berisha që t’i japë sendet e saj personale që i ka mbajtur pas ndarjes së tyre dy muaj para dasmës. Modelja u shpreh se futbollisti i shkatërroi jetën dhe i kërkoi t’i kthejë gjërat e saj që ia ka dhënë familja, për të cilat janë edhe në një proces gjyqësor. “E di se çfarë duhet të bësh, të kam thënë 100 herë, se ke mbajtur, kështu dije”, tha ajo, duke shtuar se po lufton për të drejtat e saj.

“Vetëm të më japin borxhet e mia dhe mbyllet ky muhabet. Të më japin gjërat e mia që kam prej familjes sime. Prej  1 viti e gjysmë po luftoj për të drejtat e mia, që mi ka marrë. Më ka ndërprerë shkollën dhe punën e gjithçka. Po i them publikisht, që më jep gjërat që më ka dhënë familja ime. Rrobat mbaji, por gjërat e mia mi jep. Se ma ke shkatërruar jetën, mi ke marrë të gjitha gjërat, jo vetëm sendet personale, por jetën, kohën që e kam humbur me ty dhe lumturinë që e kam pasur para teje. E di se çfarë duhet të bësh, të kam thënë 100 herë, se ke mbajtur, kështu dije”, rrëfeu Vesa Vllasaliu.

Gjatë një bisede me banorët pak ditë më parë ajo ka treguar edhe momentin kur marrëdhënia e tyre mori fund, pasi kishin dalë për darkë me miqtë e saj në Stamboll. Ajo u shpreh se pas darkës Mërgim Berisha e ka nxjerrë me forcë nga makina dhe se e ka lënë pa lekë në mes të rrugës. Modelja zbuloi se pasi u kthye në banesë të nesërmen, futbollisti se ka lejuar të futet brenda.

“Ishim në një darkë. Ai më thoshte luksin e ke prej meje, nga unë po jeton në mes të Stambollit. Problemi është që luksin në fillim unë jam kam financuar. Çfarë nuk i kam blerë, ai asgjë. Më ka ofenduar, e ofendova dhe unë, i thashë ‘bastard’. Më ka prekur, si mund të më thuash ashtu para miqve të mi. Qava, shkova në makinë dhe hipa para. Pasi dërguam shokun dhe shoqen time në shtëpi, ndali makinën dhe më ka nxjerrë me zor jashtë dhe më tha “mbaroi, s’jemi më, s’do jemi më bashkë”. Më la në mes të rrugës pa asnjë lekë. Më ra të fikët në mes të rrugës dhe shkova qëndrova tek miqtë e mi. Të nesërmen shkova me taksi tek shtëpia, më tha nuk guxon të hysh. I kisha brenda pasaportën, paratë, rrobat. Nuk më la të hyja.Telefonova babin, më preu biletën dhe i mora para familjes së shoqes sime, ika në Zvicër. Më pas jam kthyer në Turqi me familjen time, edhe familja e tij. Kur babai e pyeti si ma trajton kështu vajzën, ai i tha “vajza jote rri vetëm para pasqyrës, nuk bën asgjë në shtëpi, vetëm fle”. Edhe u ndamë”, rrëfeu Vesa Vllasaliu.