zoom

Aktualitet

Stuhia “Ciaran” lë pasoja, plagoset gjatë shërbimit efektivi i Policisë Rrugore të Tiranës

Stuhia e frikshme “Ciaran” që përfshiu për një orë me radhë Shqipërinë nuk ka kaluar pa pasoja. Si shkak i motit të keq që ka përfshirë Tiranën, një polic 37 vjeç është plagosur gjatë shërbimit rrugor, pasi gjatë patrullimit në terren, është shkëputur një objekt dhe i ka rënë në kokë. Policia bën me dije se efektivi ndodhet në spital.

Njoftimi zyrtar i Policisë:

“Më datë 03.11.2023, rreth orës 13:00, në afërsi të pallatit me shigjeta, si pasojë e rreshjeve, është shkëputur një objekt dhe ka dëmtuar në kokë shtetasin M. Xh., 37 vjeç, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore, i planëzuar me shërbim.

Shtetasi M. Xh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”. /ZOOM.AL/