zoom

Bota

Tragjike/ Vret veten biznesmeni i njohur shqiptar i karburanteve

Biznesmeni i njohur Lulzim Kryeziu ka kryer vetëvrasje të enjten pasdite në fshatin Mleqan të Malishevës.

Siç raportojnë autoritetet policore në Kosovë vetëvrasja ka ndodhur në një objekt biznesi familjar.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, të cilët kanë shprehur ngushëllimet për ngjarjen tronditëse.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar”, tha Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë.

Në një postim në rrjetet sociale, AKB ka shprehur ngushëllimet për ngjarjen e rëndë.

“Do të kujtojmë gjatë miku im Lulzim Latif Kryeziu. Pse na ike kaq herët! Prehu në paq .

AKB-ja do të mburret gjithmonë me ty dhe punën tuaj në ekonomin e Kosovës si @shellShell brend ndërkombëtar”, shkruan AKB në Facebook.

Më herët gjatë këtij viti, Kryeziu ishte dënuar me 4 muaj burgim dhe një gjobë prej 1 mijë euro për “dhunë në familje”.

Ai ishte denoncuar në atë kohë në polici nga bashkëshortja dhe djali i tij, të cilët ishin shprehur se ndiheshin të rrezikuar.