Aplikacion
Faqja “Qendra Don Bosko Tirane”, ka apeluar se nëse ndokush ka informacion apo dëshmi që mund të ndihmojë në gjetjen e Adelës dhe Jetmirit të telefonojnë në numrin 0693844081.
Njoftimi i plotë:
Kanë humbur dy engjëj! 🆘 Adela dhe Jetmiri janë dy fëmijë të cilët kanë humbur që nga dita e djeshme. Familjarët e tyre janë të lënduar dhe janë në nevojë të ndihmës sonë. Denoncimi është bërë edhe në polici, por jemi të detyruar të bëjmë një apel të gjerë për të gjetur këta dy yje të vegjël, ashtu si na kanë kërkuar edhe vetë familjarët 🙏
Nëse keni ndonjë informacion apo dëshmi që mund të ndihmojë në gjetjen e Adelës dhe Jetmirit, ju lutemi kontaktoni më shpejt tek faqja e qendrës sonë ose në nr e telefonit:
📞0693844081