Aplikacion
Gjigantët e Premier League arritën një fitore emocionuese në Europa League me golat e Diogo Jota, Endo, Nunez, Ryan Gravenberch dhe Mohamed Salah.
Edhe pse kishte shumë për të admiruar nga Liverpool si një forcë sulmuese, ndeshja do të mbahet mend për rastin e humbur nga uruguaian Nunez.
Në minutën e 65-të, Nunez bëri të gjithë punën e vështirë, pasi kaloi mbrojtësin e fundit të Toulouse, shmangu edhe portierin dhe me portën bosh goditi shtyllën kur dukej më e lehtë për të shënuar. Gjithsesi shoku i tij i skuadrës holandezi Gravenberch e ktheu në gol topin e kthyer.
Trajneri Klopp hezitoi t’i drejtonte gishtat Nunez pas ndeshjes, pasi ai kishte shënuar tashmë golin e tij të pestë të sezonit përpara se të gabonte me portën boshë.
“Darwin luajti një ndeshje fantastike. Nuk më intereson rasti që ai humbi sepse gjithçka më parë ishte super bindëse. Ai bëri gjithçka mirë, dribloi mbrojtësin, shmangu portierin, ishte një situatë perfekte. Ai luajti shumë mirë, goli që shënoi, situata në të cilën u përfshi, tërheqja në mesfushë, qëndrimi me topin, të gjitha këto ishin pozitive. Pra ka pasur shumë gjëra të mira dhe ai është në një moment të mirë, dhe padyshim për ne kjo është e rëndësishme”, u shpreh Klopp. /zoom.al/