zoom

Stil

U shfaq vetëm në tapetin e kuq, përse Ledri Vula nuk e shoqëroi Sara Hoxhën në event

Tapeti i kuq i premeriës së filmit në “Kuadër të dashurisë” u shoqërua me shumë thathetheme për vipat.

Si pjesë e këtij kasti ishte edhe blogerja Sara Hoxha, e cila tashmë është bërë mjaft e dashur për publikun, dhe arriti të sigurojë edhe një rol në film si aktore.

Por ajo që ra në sy nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale ishte mosprania e Ledrit në këtë eveniment tepër të rëndësishëm për karrierën e Sarës.

Në një moment Bleni Salaj e pyet atë nëse Ledri do të jetë i pranishëm, ndërsa Sara ia ktheu “ të shohim”. Por mesa u vu re Ledri nuk u shfaq fare në tapetin e kuq.


Menjëherë në rrjet kanë nisur aludimet. Disa shprehen se ai duhet të ishte përkrahë Sarës për ta mbështetur atë ndërsa të tjerë e “justifikojnë” me faktin se nuk ka dashur të marr vëmendjen e partneres, duke qenë se ky është një moment i rëndësishëm për të.

Ledri gjithashtu ka qenë pjesë e portaleve së fundmi për shkak të një debati me këngëtaren Dafina Zeqiri, e shumë prej fansave mendojnë se ka dashur ti shmanget një interviste për këtë temë.

Megjithatë Sara duket se shkëlqeu edhe vetëm në tapetin e kuq, ndërsa marrëdhënia e çiftit mbetet për tu parë në vazhdim./ zoom.al/