Aplikacion
Victoria shtoi me lot në sy: “Ne ishim kundër njëri-tjetrit”.
Çifti foli për herë të parë me detaje për problemet e tyre të mëparshme në marrëdhënie.
Në kulmin e krizës, Beckham tha se ndjehej sikur po “mbytej”.
“Nuk e di si e kaluam atë fazë”, u shpreh ai.
Një dokumentar i ri në “Netflix” tregon gazetat që përmbajnë akuzat e vitit 2004 të bëra nga ish-asistentja e tij Rebecca Loos.
Ajo pretendoi se kishte një lidhje me Beckham, ndërsa ai luante për Real Madridin. Gra të tjera bënë gjithashtu akuza të tjera, të cilat Beckham i përshkroi si “qesharake” në atë kohë.
Në dokumentar, regjisori Fisher Stevens pyet 48-vjeçarin Beckham: “Shumë histori shprëthyen. Si e keni përballuar këtë?”
Beckham u përgjigj: “Kishte disa histori të tmerrshme që ishin të vështira për t’u përballuar. Ishte hera e parë që unë dhe Victoria ishim vënë nën një lloj presioni në martesën tonë.”
Më pas Stevens pyet Victorian, 49 vjeç, nëse kjo ishte periudha më e vështirë në martesën e tyre.
Ajo përgjigjet: “100 për qind. Ishte periudha më e vështirë për ne. Sepse ndihej sikur bota ishte kundër nesh. Ne ishim kundër njëri-tjetrit, nëse jam plotësisht e sinqertë.”