Aplikacion
Të dyja vrasjet kanë ndodhur në të njëjtën datë, 26.
Më 26 mars u qëllua ndaj Saimir Reçit.
Gjashtë muaj më parë u qëllua ndaj makinës së blinduar të Reçit. Ky i fundit humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një bordurë, por nuk u plagos. Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit, i cili në vitin 2020 u ekzekutua me snajper në qendër të Rrëshenit.
Ndërsa gjashtë muaj më vonë, 26 shtator, u vra Martin Bardhi, i cili sapo ishte liruar nga qelia e burgut.
Ai ishte lënë me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” pasi në muajin mars u arrestua si një nga autorët e përfshirë në atentatin ndaj Saimir Reçit në Rrëshen.