Aplikacion
Kjo për shkak të mungesës së një marrëveshjeje ekstradimi mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe burokracive të shumta në procedura.
Pengesa më e madhe përsa i përket ekstradimit ishte mungesa e një traktati dypalësh ekstradimi mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Por duket se tashmë vendi i sigurt i kriminelëve shqiptarë nuk do të jetë më i tillë.
Ministria e Drejtësisë shqiptare ka dërguar 3 draft-marrëveshje në Ministrinë e Jashtme për Emiratet e Bashkuara Arabe me të cilën kërkohet lidhja e një marrëveshjeje ekstradimi, transferimi i të dënuarve dhe bashkëpunim në fushën penale.
Gjatë pesë viteve të fundit, numri i atyre që migrojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe është rritur ndjeshëm, për të shijuar lirinë e tyre.
Një prej është Florenc Çapja, një nga drejtuesit e një bande famëkeqe kriminale në qytetin e Elbasanit. Në maj të vitit të kaluar, pasi u arrestua nga autoritetet në Dubai, Shqipëria kërkoi pa sukses ekstradimin e tij nën akuzat për dy vrasje në vitin 2012.
Një emër tjetër i njohur që drejtësia shqiptare e kërkon është ai i Plaurent Dervishajt.
SPAK në 2020 bëri një lëvizje kubdër bandës së Durrësit dhe akuzoi anëtarët kryesorë të bandës për përfshirje në tre vrasje në 2005 dhe lëshoi urdhër arresti ndërkombëtar për disa prej tyre, duke përfshirë Plaurent Dervishajn, rezident në Dubai.
Policia në Emiratet e Bashkuara Arabe e kapi atë dhe autoritetet në Tiranë nisën procesin për ekstradimin e tij. Dervishaj, megjithatë, ende nuk është dorëzuar dhe që atëherë është liruar nga paraburgimi.