Aplikacion
Kjo lëvizje, sipas analistit Baton Haxhiu, lidhet me rëndësinë që ka emri i Maznikut për socialistët dhe zhvillimet e pritshme në Bashkinë e Tiranës për shkak të aferës së inceneratorëve.
“Mazniku është njeriu që ka databazën më të mirë që e ka ndonjë shqiptar. Mazniku nuk është njeri politik, por ka njohjen e njerëzve, njohjen e databazës.
Mazniku është hequr sepse Bashkia e Tiranës do të tronditet në grupin e njerëzve për shkak të inceneratorit të Tiranës. Unë besoj që një grup i tyre do të ketë shumë probleme.
Tërheqja e Maznikut në qeveri është një sinjal që do të mbartë një peshë ne qeverinë e Ramës dhe do ta heqë nga Veliaj, ose nga grupi në bashkinë e Tiranës dhe do të jetë një figurë teknike, socio-politike më shumë nëse mund ta them kështu në të ardhme”, tha Haxhiu në një studio televizive.