zoom

Aktualitet

Tentoi të vrasë dy persona, polaku: Mos më ekstradoni, më rrezikohet jeta

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg“ me qëllim ekstradimin për në Poloni të 28-vjeçarit polak, i cili akuzohet për tentativë vrasjeje të dyfishtë.

I riu Dominik Orlowski i kërkoi togave të zeza që të mos ekstradohet, pasi sipas tij në Poloni i rrezikohet jeta.

28-vjeçari u arrestua pak ditë më parë në një lokal në kryeqytet.

Ndaj tij ishte caktuar masa arrest në burg në Poloni, pasi në 10 mars të këtij viti, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se ka qëlluar disa herë me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin po lëviznin 2 shtetas, për t’i vrarë ata.

Njëri prej tyre mbeti i plagosur rëndë.

Gjykata e Gdansk e ka dënuar Dominik Orloëski me 7 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, sulm dhe shkatërrim prone, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Polonisë.

Nga ky dënim, 28-vjeçarit i duhet të kryejë më shumë se 5 vjet burgim.