Aplikacion
I ndaluari është Bujar Ismailaj, kurse ngjarja ka ndodhur në fshatin Akërni. Policia bëri me dije se ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në familje. Policia ndau edhe pamjet e kapjes, teksa shtriu përtokë të dyshuarin dhe e prangosi.
Burime zyrtare bënë me dije se i dyshuari pas krimit ka tentuar të arratisej me një makinë, teksa me vete kishte edhe një sasi lënde narkotike, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
I dyshuari gjithashtu ka vënë në rrezik edhe jetët e banorëve të fshatit teksa qëllonte me armën automatike kallashnikov, që e mbante pa leje.
Arrestimi i Ismailajt u bë nga forca “Shqiponja”. Si provë u sekuestrua edhe arma automatike dhe një sasi municioni me fishekë.
“Pas marrjes së njoftimit në orët e mëngjesit (e shtunë, 21 Shtator)se një shtetas po kërcënonte për jetën bashkëshorten e tij duke qëlluar me armë zjarri në ajër, në fshatin Akërni, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” organizuan menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale dhe arrestimin e autorit,”- njoftoi policia vendore./ Zoom.al
Donte të jetonte i qetë në periferi të Milanos, Alvaro Morata detyrohet të zhvendoset nga shtëpia