zoom

Aktualitet

U qëllua në sy të fëmijëve! Si e shpëtoi çanta me miliona lekë “të fortin” e Vlorës

Edison Begaj, i njohur ndryshe si “i forti i Vlorës” do të qëllohej teksa ndodhej në prani të fëmijëve. Pavarësisht plumbave, ai ia doli të mbijetonte dhe duket se për jetën i detyrohet çantës me para.

38-vjeçari sapo parkoi makinën pranë derës së banesës së tij, në momentin ku ai kthehet sërish te makina autori i plagosjes i del përballë dhe e qëllon disa herë, ndërkohë që në makinë gjendeshin fëmijët e tij të mitur.

Begaj bie në tokë dhe fëmijët të tronditur lëvizin nga makina.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Open”, gazetari Ferdinand Dervishi zbuloi se “çanta që Begaj kishte të varur në qafë mbante miliona lekë brenda, dhe dy prej plumbave janë ndaluar nga tufa e parave”.

Postime të lidhura