Aplikacion
Zërat se Veliaj është përzgjedhur prej Ramës si pasues të tij në PS, janë shoqëruar vazhdimisht me lëvizje të kryeministrit që i kanë vënë ato në dyshim: fuqizimi i Saimir Tahirit dikur apo dhënia thuajse e plotfuqishmërisë Belinda Ballukut tani.
Një politikani si Edi Rama, që mesa duket nuk e sheh ende në horizont largimin nga pushteti, është e vështirë t’i parashikosh lëvizjet. Por atij mund t’i lexohen veprimet.
Zoom.al mëson se Erion Veliaj nuk ishte në darkën që Edi Rama shtroi me një rreth të ngushtë miqsh e politikanësh për nder të ish -presidentit Bill Clinton.
Jo vetëm kaq. Ai nuk ishte as në ditëlindjen e Ramës. Burime të Zoom.al konfirmuan se Veliaj ka qenë në Tiranë, por me gjasë nuk ka marrë ftesë.
Teksa Rama po darkonte me Cliton, Veliaj ishte duke postuar foto të posterit të ish -presidentit amerikan në Facebook dhe fotot e ceremonisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku ishte i pranishëm si shumë të tjerë.
Kështu, duket se marrëdhëniet mes Ramë dhe Veliajt nuk janë në ditët më të mira; një ftohje që ka nisur që kur Rama i goditi disa nga oligarkët dhe klientët që kishin ndërtuar kate pa leje në qendër të Tiranës dhe që ka vijuar me rezultatin e pakënaqshëm të Veliajt në qarkun e Tiranës, ku si drejtues politik i PS humbi bashkinë e Kavajës dhe rrezikon atë të Rrogozhinës, ku zgjedhjet do të përsëriten. /Zoom.al
Vrasja e Altin Dedjas në Ndroq, policia gjen makinën e autorit te “Shkëmbi i Kavajës”