Aplikacion
Sipas ministres, një vendim i tillë do të nxisë shfrytëzimin e tokës dhe eficiencën e saj, por edhe më shumë të ardhura nga kjo taksë, duke qenë se aktualisht të ardhurat nga mbledhja e taksës së pasurisë dhe pronës në vendin tonë përbëjnë 0.3 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
“Kur flasim për taksën e pronës, bëhet fjalë për ndërtesat, banesat, por edhe për tokën bujqësore, pyjore, apo për tokën që supozohet të shkojë për zhvillim. Ne besojmë që ka ardhur momenti që Shqipëria ta fillojë këtë reformë. Është shumë e rëndësishëm të kuptojmë që toka është një aset, i cili domosdoshmërisht duhet shfrytëzuar dhe duhet të ketë incentiva, pse jo dhe incentiva të politikave fiskale, që të nxisin përdorimin dhe shfrytëzimin e tokës”, tha Ibrahimaj.
Ajo njoftoi se para se të hartohet ligji do të ketë konsultime me ekspertë, pasi është një taksë që prek të gjithë popullatën dhe duhet të qartësohen detajet nga çdo element.
Nga ana tjetër, ministrja përmendi se projektligji parashikon edhe kategori që do të subvencionohen, pasi jo të gjithë kategoritë kanë mundësi pagese, dhe incentiva në mënyrë që të nxitet shfrytëzimi i pronës dhe prodhimi.
“Për sa i përket taksës që supozohet që të jetë taksë për sektorin bujqësor, për tokat bujqësore apo pyjore, ka disa incentiva lidhen me vitet e para të prodhimit, në mënyrë që ne të bëjmë të mundur të nxisim mbjelljen, prodhimin dhe shfrytëzimin”, tha ministrja.
Vatikan brenda Tiranës/ “La Repubblica”: Rama kërkon të kombinojë fenë dhe demokracinë