Aplikacion
Trajneri i bardhebluve kishte lënë të kuptohej se po mendonte edhe largimin pas mënyrës se si skuadra e tij humbi si kampionatin, ashtu edhe Kupën e Shqipërisë në dy javët e fundit.
Ofertat nga Shkëndija e Tetovës, apo edhe nga Vllaznia, dukej se ishin shumë tunduese.
Presidenti Halili vendosi që thuajse të barazonte ofertën e Shkëndijës, për të bindur teknikun që të qëndronte në kryeqytet.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me trajnerin Orges Shehi. Pas bisedimeve mes palëve, klubi dhe tekniku vendosën të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre. Presidenca dhe drejtori teknik i skuadrës Tefik Osmani shprehin falenderimet për profesionalizmin dhe punën e madhe që trajneri i dy vjeçarit të fundit ka bërë me ekipin si edhe kënaqësinë të vijojnë të kenë Orges Shehin në krye të pankinës KF Tirana. Të bindur se ky do të jetë hapi i parë i sigurtë drejt projektimit të një skuadre solide dhe kampione. I urojmë suksese trajnerit në vazhdimësinë e punës së tij nën stemën bardheblu”, thuhet në njoftimin e Tiranës. /zoom.al/