Aplikacion
Agron Hasanaj u emërua drejtor Rajonal i Tatimeve pak para fushatës elektorale, ndërsa ishte kandidat i platformës “Deputeti që duam”, por që nuk arriti të ishte në listat e kandidatëve për deputet të PS-së për qarkun Shkodër.
Agron Hasanaj, sipas Star Plus do të vijojë të jetë drejtor i Drejtorisë së Kontrollit në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve.
Në vend të tij do të jetë Sidrit Istrefi, i cili prej 9 vitesh ka qenë inspektor në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve në Shkodër.
Pak kohë më parë, dorëheqjen e dha edhe drejtori i Agjencisë së Kadastrës në Shkodër, Genc Berhani duke u zëvendësuar nga drejtori i komanduar, Slladi Dani nga Fieri.
Në vazhdimësi priten edhe lëvizje të tjera në drejtoritë rajonale të PS-së Shkodër.