zoom

Politikë

Emërohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Tatimeve (EMRI)

Pas emërimit të Delina Ibrahimajt në krye të ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në pozicionin e kreut të drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve është emëruar Ceno Klosi.

Klosi ka mbajtur më herët pozicionin e drejtorit të Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve.

V E N D I M PËR EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TATIMEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Ceno Klosi emërohet në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA