Aplikacion
Por tani po del në shesh e vërteta: avionët luftarakë MiG-29 të dorëzuar nga Sllovakia, nuk janë operacionalë. Mesa duket sepse janë sabotuar nga teknikët rusë.
Sipas një raportimi nga Telegraph, ministri sllovak i Mbrojtjes, Jaroslav Nad e tha këtë përpara parlamentit të vendit të tij. Pjesët e vetme me defekt në avionët e vjetër sovjetikë u instaluan nga teknikët rusë që punuan në bazën ajrore sllovake deri vitin e kaluar.
Politikani vazhdoi: “Ata janë të aftë që të fluturojnë, por kjo nuk do të thotë se janë të aftë për të luftuar. Policia po heton në bazë të dyshimeve tona”.
Teknikët erdhën në Sllovaki si pjesë e një marrëveshje afatgjatë me rusinë, tha gjenerali Lubomir Svoboda, zëvendësshefi i ushtrisë sllovake. Arsyeja: Rusët kishin njohuri më të mëdha për avionët luftarakë.
Nëse konfirmohet dyshimi për sabotazh, kjo do të ishte e barabartë me një dështim total. Sepse Sllovakia është anëtare e NATO-s. Teknikë rusë që manipulojnë avionët luftarakë në një vend të aleancës- ky do të ishte një siklet shumë i madh.
Në mars, Sllovakia u bë vendi i dytë pas Polonisë që dorëzoi avionë luftarakë në Ukrainë. Ajo mori përsipër të dorëzonte 11 avionët MiG-29 që i kishin mbetur.
Ushtria e Ukrainës e përshkroi dorëzimin e avionëve luftarakë si një hap historik.
Megjithatë, sipas zëdhënësit të Forcave Ajrore të Ukrainës, Kievit i duhen avionë perëndimorë, pasi MiG-ët janë moralisht dhe fizikisht të vjetruar. Rusia mund të përdorë të paktën pesë herë më shumë avionë se Ukraina.
Por kërkesa e tyre nuk ka gjetur një gatishmëri të madhe në Perëndim. Përveç kancelarit Olaf Scholz, SHBA deri më tani ka refuzuar gjithashtu të dërgojë avionët e saj luftarakë në Ukrainë.
Banka e Shqipërisë kritika qeverisë mbi PPP-të dhe investimet kapitale:Po analizojmë rënien e euros