zoom

Aktualitet

(DETAJE) U vra me armë nga kunati, 37-vjeçarja në Tiranë po flinte në shtrat me fëmijën 2 vjeç

Ishte ora katër e mëngjesit të sotëm. Migena Sinani, nënë e dy fëmijëve po flinte në shtrat me fëmijën e vogël 2 vjeç, kur u qëllua me armë nga kunati i saj. 37-vjeçarja humbi jetën. Fill pas krimit, Roland Sinani, 43 vjeç doli në oborr dhe vrau edhe veten.

Teksa ende ngjarja shoqërohet me shumë pikëpyetje, lidhur me motivet ekstreme që çuan në humbjen e dy jetëve, nga informacionet paraprake thuhet se autori vuante nga depresioni.

Roland Sinani qëndronte në banesën e prindërve ku jetonte dhe i vëllai me familjen e tij. Fqinjët shprehen se ishte pikërisht kunata ajo që i shërbente.

Në momentin e ngjares, bashkëshorti i 37-vjeçares nuk ka qenë i pranishëm, pasi punon gjatë natës si taksist. Ndryshe ka ndodhur me prindërit e vëllezërve, të cilët mësohet se janë në gjendje të rënduar psikologjike, ndërkohë që po japin dëshminë e tyre./ Zoom.al