zoom

Aktualitet

E RËNDË/ 43-vjeçari nga Shkoza vret kunatën dhe veten në mes të natës

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Shkozë të Tiranës në orët e para të ditës së sotme.

Një 43-vjeçar ka vrarë me arme zjarri nusen e vëllait, 37-vjeçaren Migena Sinani dhe më pas ka vrarë edhe veten.

Autori është identifikuar si Roland Sinani.

Rrethanat e krimit dhe motivet mbeten të paqarta dhe policia ka nisur hetimet për zbardhjen e tyre.

NJOFTIMI I POLICISË

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Shkozë, në banesë, shtetasi R. S., 43 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën (nusen e vëllait) shtetasen M. S., rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.