Aplikacion
Ishte kjo deklarata e sotme e ministres së Financave, kur u pyet për inceneratorin e Tiranës, inceneratorin që në nuk ekziston. Pranuar kjo dhe nga vetë qeveria, duke u justifikuar me vonesat e lejeve ndërtimore dhe zhvillimore.
Por në pagesa nuk ka pasur kurrë vonesa; Inceneratori i Tiranës ka marrë rreth 50 milionë dollarë, vetëm nga qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës si transferta të pakushtëzuara, të deklaruara. Përkthyer në 29 euro për ton për çdo qytetar të Tiranës dhe Durrësit. Ndërkohë 34 mln euro të tjera janë parashikuar për 3 vitet e ardhshme.
Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë vitit të shkuar i tha qeverisë se projekti i inceneratorit të Tiranës ka rezultuar që në fillim i papërballueshëm për buxhetin e shtetit, ndërsa bashkisë Tiranë nga viti 2018 i janë dyfishuar kostot e pastrimit të qytetit, pikërisht për shkak të pagesave që ajo duhet t’u bënte inceneratorëve. Bashkia Tiranë ka paguar për periudhën 2018-2020 rreth 3.2 miliardë lekë (26.5 milionë euro) shtesë, krahas kostos së pastrimit prej 3.9 miliardë lekësh.
Gushtin e 2022-shit, SPAK nisi hetimet për inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit. Në çështjen e atij të Fierit dhe të Elbasanit, u arrestua ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, e akuzat për përfitimin e miliona eurove. Për të njëjtët inceneratorë në burg u la edhe ish-deputeti socialist Alqi Bllako.
Momentalisht, për të njëjtën çështje SPAK po heton ish-numrin dy të qeverisë, Arben Ahmetaj.
Në kërkim për çështjen e inceneratorëve është shpallur në kërkim Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, një nga administratorët e kompanive, e cila dyshohet se është jashtë Shqipërisë.
Hetimet për inceneratorin e Tiranës janë hapur, por nuk ka asnjë përditësim për të.
Përballë këtyre fakteve dhe kolegëve të saj tashmë në burg, ministrja vazhdon të deklarojë se inceneratorët janë një shërbim publik që ajo duhet të paguajë me paratë e shqiptarëve. Para që nuk i kanë për inceneratorë që nuk ekzistojnë….