zoom

Aktualitet

Rasti i tretë i plagosjes me thikë në më pak se 24 orë/ Burri godet me thikë gruan dhe më pas veten

Një 42-vjeçar ka goditur me thikë gruan e tij 40-vjeçare në Tepelenë mëngjesin e sotëm pas një sherri të çastit. Pas kësaj ai ka tentuar edhe të vrasë veten. Por të dy bashkëshortët janë në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ky rast i plagosjes me thikë në vendin tonë shënon të tretin në më pak se 24 orë.

Kujtojmë që mbrëmë te Komuna e Parisit në Tiranë një 19-vjeçar mbeti i plagosur me thikë.
Gjithashtu një rast më i rëndë ndodhi në Elbasan ku një i ri ka plagosur veten me thikë në zemër veten brenda banesës së tij.

Si pasojë e plagës së marrë në zemër 33-vjeçari Sali Hajdari ndërroi jetë.