zoom

Aktualitet

Çmendet dynjaja, tjetër plagosje me thikë. Kësaj here në Tiranë

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku si mjet në konflikt është përdorur thika.

Kësaj here ngjarja ka ndodhur në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë, ku një 19-vjeçar është plagosur me thikë.

Ai është dërguar në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Policia bënë të ditur se falë reagimit në kohë është kapur e vënë në pranga autori.

Ndërkohë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.