zoom

Stil

Xhirimet e filmit Joker, Lady Gaga puth një grua në buzë(VIDEO)

Këngëtarja e njohur, Lady Gaga është duke u marrë me xhirimet e filmit të saj të fundit. Aktorja fituese e Oscarit, po xhiron filmin Joker: Folie à Deux me Joaquin Phoenix.

Teksa ishin duke xhiruar një skenë në Bashkinë e Nju York, aktorja shihet pranë një gruaje, të cilën e puth në buzë.

Gaga për skenën në fjalë ishte veshur me një fustan me lule të kuqe, të bardhë dhe blu dhe me një pallto blu të errët.

https://

Hera e parë që Gaga performoi në një film ishte në vitin 2018 në ‘A Star Is Born’, ku mori vlerësime të mira dhe fitoi një çmim Oscar për këngën më të mirë origjinale për Shallow. Edhe performanca e Gaga-s në House of Gucci në vitin 2021 fitoi vlerësime nga kritikët e filmit.