zoom

Aktualitet

Problem me frenat? Autobusi u përmbys, si ndodhi aksidenti me 7 të plagosur në Tiranë

Një autobus u aksidentua ditën e sotme në Tiranë, pasi shoferi G.Q. 42 vjeç humbi kontrollin.

Dyshohet se mjeti ka pasur probleme në sistemin e frenimit dhe si pasojë shoferi ka devijuar në një xhep ku kishte mjete të parkuara, dy prej të cilave i ka marrë zvarrë.

Një nga mjetet është përplasur në një shtyllë dhe për pasojë autobusi është përmbysur.

Sakaq shtatë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë, pavarësisht dyshimeve, ende nuk është arritur në një konkluzion përfundimtar./ Zoom.al