zoom

Politikë

Avokati tregon sa vite burg rrezikon Arben Ahmetaj: 400 mln euro dëm shtetit shqiptar

Avokati Arben Llangozi i ftuar në një nga mediat vendase, tha se referuar 4 akuzave që rëndojnë mbi të, ish-zv.kryeministri rrezikon të dënohet me të paktën 15 vjet burg.

Avokati shtoi dhe se arrestimi i Arben Ahmetajt është çështje ditësh.

“Ai akuzohet për 4 akuza. Minimalisht sipas kodit penal duhet të dënohet me 15 vjet burg. Dhe vepra penale që është shumë e rënd dhe dëmi që i është shkaktuar shtetit shqiptar, që nuk është vetëm se ka përfituar 1 mln euro, por dëmi i shkaktuar shtetit shqiptar është 400 mln euro. Çështje ditësh dhe prokuroria do kërkojë arrestimin e tij”, tha avokati.