zoom

Politikë

E FUNDIT/ Taulant Balla shkon në SPAK, ky është mesazhi që dha për Sali Berishën

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, (SPAK).

Nuk dihet arsyeja pse Balla ka shkuar në SPAK, teksa nga oborri i Prokurorisë së Posaçme, ai i dha një mesazh dhe ish-kryeministerit Sali Berisha, i cili sipas tij duhet të nisë të mësohet të shkojë në këto ambiente.

“Berisha duhet të mësohet të vijë këtu. Ligji funksionon dhe vepra penale e shpifjes është një vepër që duhet dënuar,” – deklaroi ai pa dhënë detaje mbi çështjen për të cilën u paraqit pranë organit të akuzës.