zoom

Aktualitet

Arrestimi i nënë e bir/ Policia sekuestron edhe 400 mijë euro, dollarë e florinj

Policia ka sekuestruar ditën e sotme edhe 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat ishin fshehur në banesën e 49-vjeçares Rozeta Dobi dhe djalit të saj, 23-vjeçarit Havier Dobi, që u arrestuan një ditë më parë në Tiranë.

Rozeta Dobi, pastruesja e banesës në Tiranë kishte përdorur kopjen e çelësit që kishte marrë nga pronarët e shtëpisë, për t’u futur brenda saj me të birin.

Dobi ka shfrytëzuar momentin kur në shtëpi nuk ka pasur asnjeri për të sinjalizuar të birin Havier Dobi, i cili e ka ndihmuar për grabitjen e shumës së madhe të parave, që arrin mbi 500 mijë euro, dollarë dhe aksesorë floriri.

Pasi kanë marrë paratë, ata kanë bërë rrëmujë të gjithë banesën për të humbur gjurmët dhe më pas janë larguar.

Kjo është bërë me qëllimin e një inskenimi sikur banesa është grabitur nga persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në datë 15 Dhjetor, ndërkohë që na banesën ku është bërë vjedhja jetonte një grua me nënën e saj.

Nënë e bir ranë në pranga ditën e djeshme, ndërkohë policia është kthyer për kontroll sërish në shtëpinë e tyre ku ka gjetur mbi 400 mijë euro dhe aksesorët e floririt të fshehura në tubin e aspirimit.

Fe79159b Fc60 40d9 A8ee 1676840bb4d2