zoom

Aktualitet

FOTO e fundit e Albano Velos para se të arrestohej, si tentoi të humbte gjurmët nga vrasja e Papës

Albano Velo, postimin e fundit në Facebook e ka në datën 22 dhjetor 2022 në Paris, në shoqërinë e dy miqve të tjerë, në përpjekje për të humbur gjurmët në lidhje me ekzekutimin e Papës. Në Facebook rezulton se përgjatë gjithë muajve të tjerë nuk ka asnjë postim, të paktën që prej prillit, pak kohë para se të vritej miku i tij Aleksandër Sadikaj. Teksa më herët ishte aktiv me foto të shumta, duke treguar edhe jetën e luksit.
Si u vra Edmond Papa?
49-vjeçari Edmond Papa, u qëllua rreth orës 16:30 në zonën e Selitës në Tiranë, teksa ishte në një lokal aty pranë, në rrugën “Fadil Bodinaku”. 49-vjeçari u dërgua në spital, por nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve të marra. Në momentet që është afruar në ambientet e jashtme të lokalit Papa ka reaguar dhe ka qëlluar në drejtim të tij me mjetet që ka pasur përpara, tavëll duhani dhe të tjera. Në këtë moment një nga autorët ka qëlluar me plumba pistolete 9 herë dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes.  Edmond Papa ishte me precedent në Greqi, i dënuar për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe. Sipas burimeve, ai kishte pak kohë që kishte ardhur në Shqipëri ndërsa në Tiranë ndodhej për të shoqëruar nënën për disa vizita mjekësore. Viktima ishte pronar i hotel ‘Blue Sky’ në Sarandë.

Si u vra Aleksandër Sadikaj?
Më 11 qershor, 27 vjeçari Aleksandër Sadikaj, pronar i një resorti me pistë hipizmi në Memaliaj, ishte nisur drejt qytetit të tij, por në aksin Sauk-TEG, makina me targa AB077PO me të cilën ai po lëvizte shpërtheu, si rrjedhojë e sasisë së tritolit. Bomba me celulare dyshohet se i është vendosur nga persona që kishin akses te makina. Nga shpërthimi Sadikaj humbi 2 gjymtyrët e poshtëm, këmbët, dhe ia doli që të dilte vetë nga makina e të dërgohej në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda.