zoom

Aktualitet

Edmond Papa u vra nga djali i një polici në Tiranë u largua nga vendi 4 ditë pas krimit!

Albano Velo rezulton të jetë larguar nga Shqipëria katër ditë pas vrasjes së Edmond Papës në Tiranë. Është vënë në pranga në aeroportin e Rinasit gjatë kthimit nga Franca. Ai është djali i efektivit të policisë së Komisariatit nr. 4, Dilaver Velo. Ditën e atentatit, me bashkëpunëtorin e shpallur në kërkim kanë ardhur nga jugu.

Si u vra Edmond Papa?
49-vjeçari Edmond Papa, u qëllua rreth orës 16:30 në zonën e Selitës në Tiranë, teksa ishte në një lokal aty pranë, në rrugën “Fadil Bodinaku”. 49-vjeçari u dërgua në spital, por nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve të marra. Në momentet që është afruar në ambientet e jashtme të lokalit Papa ka reaguar dhe ka qëlluar në drejtim të tij me mjetet që ka pasur përpara, tavëll duhani dhe të tjera. Në këtë moment një nga autorët ka qëlluar me plumba pistolete 9 herë dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes. Edmond Papa ishte me precedent në Greqi, i dënuar për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe. Sipas burimeve, ai kishte pak kohë që kishte ardhur në Shqipëri ndërsa në Tiranë ndodhej për të shoqëruar nënën për disa vizita mjekësore. Viktima ishte pronar i hotel ‘Blue Sky’ në Sarandë.