Aplikacion
Ai i shpreh se shitja e apartamenteve i ngjan skemave piramidale ku njerëzit investojë para për një objekt që akoma nuk është ndërtuar. Nga ana tjetër ai e cilësoi këtë një përpjekje për të bindur opinionin publik për rëndësinë që ka ky projekt.
“Është shqetësues fakti që ligjet e porositura devijojnë fonde të rëndësishme buxhetore. Agjencitë ligjzbatuese për shkak të kontrollit politik nuk përmbushin detyrimet e tyre., Nuk besoj se korrupsioni luftohet me një apo dy zyrtarë të lartë në pranga. Luftohet duke vendosur në strukturat drejtuese të vendit njerëz me integritet.
Pa marrë përgjegjësi për votën, taksë, një kërkesë llogarie që ushqehet nga taksat e qytetarëve kjo situatë nuk mund të ndryshohet.
Unë e kam të vështirë të flas për të mirat e një projekti të kësaj natyre për sa kohë nuk ka një studim fizibiliteti se çfarë fiton ekonomia shqiptare. Humbet Portin e Durrësit. Humbet kontratat që janë aktualisht dhe mund të përfundojnë në arbitrazh. Porti i Durrësit është një port 2 mijë vjeçar. Kapaciteti i portit është rritur. Ka Akoma potencial për t’u shfrytëzuar. Shitja e apartamenteve, më kujtohen kohën e firmave piramidale. Më ngjan si një përpjekje për të bindur opinionin për dobinë që ka. Ideatorët dhe përfituesit e kësaj afere janë në garë për shkak se mund të ketë edhe zhvillime të tjera që mund ta pengojnë të ecin më tej. Duke përfshirë ndikimin e Gjykatës Kushtetuese apo elementë që lidhen me sigurinë financiare”, deklaroi ai.