zoom

Aktualitet

Rama në hall me Portin e Durrësit. Reklamë “Eagle Hills” me lajme të vjetra

Kryeministri Edi Rama duhet të jetë vërtetë në hall të madh me çështjen e projektit të Portit të Durrësit, marrëveshja e të cilit po diskutohet në Kuvend.

Kjo duket jo vetëm nga deklaratat e tij pa fre ndaj opozitës dhe mediave që po zbulojnë çdo ditë detaje që e bëjnë skandalin edhe më të madh, por edhe në përpjekjet për ta paraqitur kompaninë “Eagle Hills” të Muhammed El Alabbar si një histori suksesi të cilën e kërkojnë të gjitha shtetet për të investuar.

Në kuadër të këtyre përpjekjeve ai solli sot një artikull të BallkanInsight që flet se kompania e Alabbar do të investojë edhe në Kroaci.

“Eagle Hills, kompania e Muhammed El Alabbar që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, e mirëpritur në Kroaci për të ndërtuar “Manhatanin e Zagrebit”, një investim sa një e katërta e Durrësit që konsiderohet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytetit kroat, shkroi Rama duke postuar edhe një pjesë të këtij artikulli.

Por në kreu i qeverisë ka bërë një autogol me këtë veprim, pasi ai ka publikuar një artikull të tre viteve më parë dhe që fliste pikërisht për një projekt të Alabbarit në Kroaci.

Pra kreu i qeverisë është aq në vështirësi për të justifikuar skandalin e Portit të Durrësit, sa sjell artikuj të tre viteve më parë.

Zoom.al dhe më pas edhe opozita ngritën dyshimin se në fakt kompania që do të ndërtojë Portin e Durrësit, nuk ishte Emmar Group asiç deklaronte kryeministri Rama, por një kompani offshore.

Postime të lidhura